LajmeOpinion

Nga Adrian Mitro “Saranda ime!”

Pas 49 vitesh, vendosa qe pushimet ti kaloje ne Sarande. Te them te drejten Saranden e njoh shume pak, gjithsej kam qene vetem 1 here dhe vendimin per t’i kaluar pushimet ketu e mora me pak frike kuptohet qe vendimi ishte i veshtire edhe se duke qene vlonjat me dukej si nje tradheti ndaj qytetit tim. Frike kisha edhe per cmimet pasi kisha degjuar qe ketu cmimet jane shume te larta, megjithate frika kaloi sepse realiteti eshte krejt ndryshe. Saranda eshte vertet nje vend fantastik dhe nje qytet ideal per te kaluar pushimet dhe ke me shume mundesi argetimi se Vlora. Une gjithmon pushimet i kam bere ne Vlore por ne kendveshtrimin tim pushimet aty ne pergjithesi i kam pare si nje mundim sesa nje pushim. Dihet qe ne Vlore ne qoftese do te besh vertet plazh e vetmja mundesi eshte pjesa nga zona pas tynelit e tej, por per te shkuar cdo dite andej te duhet qe pervec shpenzimeve te karburantit, te rrish edhe ne radhe neper vape ne trafikun aq te renduar si ne vajtje dhe ne kthim . Te shkosh dhe te pronotosh nje apartament buzes se detit qe te shmangesh trafikun dhe mos te besh vajtje ardhje cdo dite prap s’ia vlen sepse s’ke asnje mundesi argetimi. S’ke ku te besh nje shetitje ne darke por restorante qe te afrojne nje sherbim skandaloz dhe cmime gjithashtu skandaloze. Pervec disa vendeve si psh Jala ku sherbimi aty eshte vertet per t’u vleresuar apo Himara qe te pakten ka nje shetitore ku ke mundesi edhe te besh nje xhiro buze detit, asnje vend tjeter nuk ja vlen. Saranda krejt ndryshe. Eshte nje vend qe te ofron gjithcka. Ka nje shetitore te mrekullueshme ne darke ku degjon te fliten gati te gjitha gjuhet e botes. Cek, polak, gjerman, grek, francez, bullgar, rus, ukrainas, italiane e shume e shume te huaj te cilet jo pa qellim kane zgjedhur kete qytet per te kaluar pushimet. Kush ka nje apartament ne Sarande as qe e ndjen nevojen per gje. Saranda vlon nga njerezit deri ne 3 te mengjesit dhe duket sikur qyteti s’fle kurre. Eshte Ksamili fantastik me plot gjire te vegjel e shume te bukur, Butrinti, kalaja e Lekuresit e shume vende te tjera per tu vizituar. Cmimet te arsyeshme si per ne Shqipetaret por edhe per te huaj dhe mbi te gjitha dhe qe mua vertet me befason eshte sherbimi dhe miresjellja e Sarandioteve. S’ka bere vaki qe ne Vlore kamarieri te te thote: Ju befte mire sa here qe te vjen ne tavoline dhe te sjell porosine. Keto gjera dhe shume e shume gjera te tjera e bejne vertet kete qytet shume aktraktiv ne syte e pushuesve dhe mua me trishton sepse do te doja qe Vlora te ishte ai qytet ku pushuesit ta ndjenin veten si ne shtepine e tyre.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm