Opinion

Nga Genc Demiraj Servilizmi…

Njihet dhe nuk ka nevoje per shtjellim se c’eshte ne forme dhe ne permbajtje servilizmi. Ai shteteror, ai politik dhe ai me i shemtuari dhe i poshtri, servilizmi individual. I kemi hasur dhe mesuar kaheresh, te gjitha llojet e tij sepse na eshte imponuar nga koha dhe faktoret strategjiko-politiko-ekonomik. E kemi ndeshur dhe e kemi luajtur, qe nga servilizmi shteteror dhe popullor, ku i jemi puthur dhe qaravitur idhujve tane , dhe deri tek servilizmi halabak dhe i peshtire ndaj brigadierit apo shefit. Edhe sot dhe gjithe diten ky ves idiot, na ka kapluar dhe nuk na le te bejme cap. Na tjeterson dhe shperfytyron deri ne shemti kur, sado pak, preket dhe cenohet personaliteti a reputacioni i shefit, liderit apo shtetit mik. Shemtimi dhe baltosja arrin deri aty, sa per tu dukur i vlere dhe besnik para Atij, humbet cdo norme dhe ligjesi morale, dhe para te tjereve qe jane larg tij, behet i pavlere dhe i jargavitur si krimb.
Shemtia fiziko-morale e servileve te sotem eshte aq e arrire dhe e persosur sa qe edhe vete shemtia eshte klasifikuar ne shemti te “bukur”, te “pabukur” dhe ne” shemti te shpifur”… Servilizmi i “shemtise se shpifur”, qe te ngjall krupen dhe te vilanos…Tjetersohet tjetri, para te tjereve dhe c’burrerohet burri, para burrave, vetem se miku i shefit eshte prekur dhe cenuar. Hedh poshte bagazhin intelektual dhe profesional, dhe derdellit symbylltazi dhe pa tru, ate qe ka thene shefi apo miku i shefit. Jane dhe gati qe per hir te kesaj besnikerie, te sakrifikojne jo vetem opinionin ndaj vehtes por edhe ndaj moralit dhe nderit. Te cudisin keta tipa, kur ne konfidence dhe privatesi kafenesh, te shpalosin zellin dhe potencialin e intelektualizmit dhe koherences se tyre ndaj fenomeneve dhe skandaleve zullumqare…dhe ne audienca politike e mediatike, tjetersohen nen hipnozen e vesit te “shemtise se shpifur”te servilit. Te lene pa goje me kthesen e menjehereshme protagoniste te oratorise, arsyetimit dhe mimiko-plastikes alla shef. Te lene pa fryme dhe mendje keta lloj monstrash, qe ne leksikologji dhe shoqeri quhen, servila…por qe ne te vertete jane , “legenat” e shoqerise.

Fotografia e Genc Demiraj
Show More

Related Articles