Lajme

Nga kontrolli i motit tek bunkerët sekretë! (Foto)

“Shoqëria sekrete ka një rrjet të gjerë bunkerësh për anëtaret e saj dhe ky rrjet është i mbushur me robotë

“Shoqëria sekrete ka një rrjet të gjerë bunkerësh për anëtaret e saj dhe ky rrjet është i mbushur me robotë. Ata krontrollojnë motin dhe trafikun e armëve”.

Këto janë disa nga sekretet që një ish anëtari i Iluminatit ka zbuluar në një intervistë tronditëse për mediat britanike.

“International Business Times” shkruan se ky burrë, i cili ka qenë pjesë e ‘Iluminatit’ për 47 vjet rresht, ka vendosur të rrëfejë disa sekrete që sipas tij bota duhet t’i dijë.

Sipas tij Rusia  ka fituar garën hapësinore në Hënë dhe Vladimir Putin është anëtar i një shoqërie, e cila në mënyrë të fshehtë ka kontrollin mbi Azinë.

Mes të tjerash, bën me dije se  një “Rend i Ri” po vendoset në botë dhe se ka njerëz që krijojnë e shpërndajnë sëmundjet në tokë.

Deklaratat e forta erdhën në mënyrë anonime në një postim, ku shkrimtari bën me dije se është rekrutuar në shoqërinë sekrete në moshën 19-vjeçare, dhe se u bë për një kohë shumë të shkurtër tejet i pasur. Por ai shton se gjatë këtyre pesë dekadave është zhgënjyer nga ato që ka parë dhe se ka vendosur të shkëpusë kontaktet e tij të shenjta

“Po ju them të vërtetën. Asnjë gjë nga këto që unë kam shkruar nuk është ekzagjerim i rremë apo fiksion shkencor. Ky informacion është i vërtetë, real, është realiteti dhe ka ardhur koha që  të thuhet”.

Ai shkruan se liderët e trafikut të drogës në botë janë dhe kanë qenë Leon Trotsky, Abraham Lincoln (i cili nuk u vra, por e kaloi pjesën tjetër të jetës në një bunkier në Meksikë) dhe Saddam Hussein, i cili është ende gjallë./SYRI.net/

Image

Image

Image

Më shumë

Artikuj të ngjashëm