Lajme

Nisin hetimet – Fushë-Krujë, shpërthim me tritol në murin rrethues të një banese

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në shtëpinë e një banori në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e mbrëmshme dhe është kontatuar paraditen e sotme.
Policia sqaron se “shpërthimi ka ndodhur pranë banesës së shtetasit H.T dhe lënda plasëse ishte vendosur pranë murit rrethues të shtëpisë.”
Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

 

Më shumë

Artikuj të ngjashëm