Lifestyle

“Një ekip prej 7 doktorësh luftoi për jetën time” (Foto)

Për më shumë se dy vjet ndjeja një dhimbje të bezdisshme në shpinë.

Sa herë që isha paraqitur tek mjeku, gjithmonë më jepnim trajtim për nervin shiatik. Vazhdimisht kisha kërkuar që të më bënin rezonancë magnetike, por ata shpesh më thonin se nuk kishin me çfarë ta justifikonin inçizimin me këtë aparat.

Vitin e fundit isha paraqitur gjithnjë dhe më shpesh tek mjeku, sepse ndjeja se gjendja po përkeqësohej më tepër.

Ecja filloi të më bëhej më e vështirë, i kisha humbur të gjitha reflekset, dhe në fund mbeta pa lëvizur.

Shansi im i fundit ishte “Acibadem Sistina”

Kisha mbetur i paralizuar në karrocë me rrota, vendosa të vij në “Acibadem Sistina” tek Prof. Dr. Kiril Lozanço. Doktori menjëherë më dërgoi për të bërë rezonancë magnetike, dhe menjëherë vërejti se kishte një masë tumori në shtyllën kurrizore, e cila ishte dhe shkaku i paralizës time. Për vetëm disa orë mora diagnozën të cilën e kisha pritur për dy vite me rradhë. Pas diagnostikimit, Prof. Dr. Zoran Trajkovski, menjëherë bëri biopsinë e kësaj mase. Dhjetë ditë pas biopsisë mbërriti rezultati i patologjisë me diagnozë metastaza të kancerit folikuren në gjendrën tiroide.

Trajtimin e vazhdova tek Dr. Liljana Muratovska, e cila e konfirmoi diagnozën e kancerit të gjendrës tiroide. Pas konsultimit  me Dr. Sllavica Kralevën, hapi tjetër ishte kryerja e operacionit për mënjanimin e gjendrës tiroide. Më përgatitën menjëherë dhe të nesërmen u operova nga Dr. Mitko Karagjozov. Ndërkohë që qëndroja shtrirë në spital mbërritën rezultatet të cilat konfirmuan diagnozën fillestare. 

Tumori ishte mënjanuar me sukses nga shtylla kurrizore

Pas operacionit të gjendrës tiroide vijoi edhe një tjetër, mënjanimi i tumorit në shtyllën kurrizore. Isha shumë i friksuar për shkak të rrezikut të operacionit, i trembesha faktit se ndoshta kurrë më nuk do të ecja përsëri. Por i gjithë ekipi i mjekëve, të cilët kujdeseshin për mua,  më inkurajonin duke më thënë se do të kisha rezultate pozitive, dhe në fakt kështu ndodhi. Prof. Dr. Jordan Saveski dhe Dr. Neda Trajkovska më operuan dhe mënjanuan me sukses tumorin.  Hapi im i fundit përsa i përket trajtimit ishte terapia me jodë, pas përfundimit të së cilës, më në fund dola nga spitali për tu trajtuar në kushtet e shtëpisë.

Pas 129 ditësh, qëndrova përsëri në këmbë

Çdo ditë prisja që të ndodhte ndonjë mrekulli, që të mund të ngrihesha nga karroca me rrota.  Ditët kalonin dhe këmbët e mia ende ishin në gjendje të palëvizshme. Në ditën e 19 derdha ujë tek këmbët dhe në një moment lëviza njërin nga gishtat. Nuk isha i sigurt nëse kjo kishte ndodhur vërtetë apo unë po fantazoja. E luta bashkëshorten që të më hidhte ujë në mënyrë që ta konfirmoja edhe një herë këtë. Menjëherë i telefonova birit tim për ti dhënë lajmin e mirë. Fillova të ndjeja takikardi nga emocioni që po përjetoja.  Në mbrëmje u shtriva për të fjetur, me padurim po prisja që të zbardhte dita, dhe përsëri ta bëja të njejtin veprim për të parë nëse përsëri do të më lëviznin gishtat. Në mëngjes u përpoqa por pa suskses. Bëra disa përpjekje, por nuk ndodhi asgjë, deri në darkë, atëherë dha rezultat.

Një javë më vonë fillova ti lëvizë gishtat e këmbëve. 

Pas 129 ditësh qëndrim në karrocë, më në fund munda të ngrihem. Tani ndihem për mrekulli. Këshilla ime për të gjithë është që asnjëherë të mos e humbasin shpresën, veçanërisht kur për shëndetin tënd  do të kujdesen dhe angazhohen profesionistë.
Çfarë mund të them më tepër, për dy vjet me rradhë gjendja vetëm sa përkeqësohej, dhe komplikohej, dhe askush nuk mund ta përcaktonte diagnozën. Falë  spitalit klinik “Acibadem Sistina” dhe ekipit të përbërë nga 7 doktorë të cilët u kujdesën për mua, sot po e shkruaj këtë letër. Në fund rezultati është mbresëlënës, tani përsëri mund të qëndroj në këmbët e mia, tani mund të vazhdoj të ecë më tej në jetë duke e lënë pas kancerin.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm