Kuriozitete

Një gruaje 160 vjeçare, i është refuzuar kërkesa për azil

Një grua 160 vjeçe nga Afganistani, që kishte bartur nga djali dhe nipi nëpër male, shkretërira e bjeshkë të ashpra, po përballet me deportim nga Suedia, pasi asaj edhe zyrtarisht i është refuzuar kërkesa për azil, shkruan The Guardian.

Bihibal Uzbeki është e sëmurë dhe nuk mund të flasë. Familja e saj ka paralajmëruar se do ta apelojë këtë vendim të autoriteteve suedeze. Ata kanë të drejtë të apelojnë tri herë për ndyshim të vendimit, proces ky që merr shumë kohë.

Udhëtimi i saj kishte pushtuar titujt e mediave më 2015, kur Europa ishte pushtuar nga fluksi i madh i refugjatëve nga Siria, Afganistani e Iraku.

Agjencia Suedeze e Migracionit e konfirmoi këtë vendim dhe thanë që mosha e parashtrueses së kërkesës nuk përbën element lehtësues për t’ia dhënë asaj azilin.

106 vjeçja Uzbeki kishte mbërritur në një kamp refugjatësh në Kroaci më 2015, pas një udhëtimi maratonik 20 ditor me 17 anëtarët e tjerë të familjes. Djali i saj 67 vjeç dhe nipi 19 vjeç e kishin bartur atë në shpinë shumicën e kohës gjatë udhëtimit.

Sapo e kuptoi që kërkesa e saj për azil ishte refuzuar, asaj filloi t’i përkeqësohej shëndeti.

Suedia dhe shtete të tjera evropiane i konsiderojnë disa pjesë të Afganistanit si të sigurta, prandaj afganët në përgjithësi marrin më pak përgjigje pozitive nga autoritetet e migracionit.

Show More

Related Articles