Lifestyle

Një lajm shokues për çiftet që e duan seksin

Problemet seksuale i prekin më shumë çerekun e vajzave të reja dhe të moshës mesatare, si dhe rreth gjysmën e grave më të vjetra.

Këto probleme e përfshijnë dëshirën seksuale, dhimbjet gjatë marrëdhënieve seksuale, si dhe problemet në arritjen e orgazmës.

Një studim i kryer përgjatë shtatë viteve mund ta shuaj kureshtjen se përse kaq shumë gra vuajnë nga problemet seksuale.

Duke i përdorur rezultatet e pyetësorëve nga Female Sexual Function, hulumtuesit kanë ekzaminuar 2,173 gra të cilat janë para menopauzës.

Rezultatet, të cilat janë publikuar në Psychological Medicine, tregojnë se aftësia e femrave për të përjetuar orgazëm ishte më e qëndrueshmja përgjatë periudhës shtatë vjeçare, përderisa kënaqësia seksuale ishte më e ndryshueshmja.

Sipas studimit, gratë të cilat kishin ndryshuar partnerët dy herë përgjatë shtatë viteve kishin shënuar përmirësime në kënaqësinë seksuale, përderisa gratë me të njëjtin partner për shtatë vite kishin raportuar për më së paku përmirësim në funksionin dhe kënaqësinë seksuale.

Show More

Related Articles