PolitikeTe gjitha

Noka tha se është turp për një parlament të përjashtojë deputetin se kërkon të…

Flamur Noka, nuk priti të merrte vendimin e Byrosë së Kuvendit por la mbledhjen pasi i bëri të ditur qëndrimin e tij.

Duke folur për gazetarët, Noka tha se është turp për një parlament të përjashtojë deputetin se kërkon të drejtën e fjalës dhe të amnistojë Kryeministrin që përdor fjalor rruge në Kuvend.

Ai pranoi se i ishte drejtuar kreut të qeverisë me fjalën “rrugaç” por u justifikua se ishte Rama ai që sulmoi me fjalor rruge ish-kryeministrin.

Flamur Noka: Nuk e di cili ishte vendimi i Byrosë por di të them cili ishte turpi i këtij Parlamenti sot.Turpi i këtij parlamenti sot është të përjashtosh një deputet pse kërkon fjalën për procedurë dhe pse instiston për një të drejtë të tij që ja jep neni 49 pika 1 e rregullores. Masat tona do të jenë të gjitha konform rregullores dhe standarteve të demokracisë

Ky nen thotë se “ kur një deputet kërkon fjalën për procedurë i jepet menjëherë dhe ju e patë që deputeti Noka kërkoi fjalën për procedurë.

E vetmja gjë që bëra më tepër është se instistova të kem të drejtën e fjalës sepse dëgjova unë dhe gjithë të tjerët një kryeministër në sallë që fliste me një zhargon rrugaçëror, të denjë për rrugë jo për sallën e Kuvendit.

Kërkova fjalën për procedurë që ti kërkoja kryetarit të Kuvendit që ti tërhiqte vëmendjen Kryeministrit të mos fliste në sallën e parlamentit me zhargon rruge.

Dhe në vend që të përjashtohet kryeministri i vendit që flet me zhargon rruge në sallën e Kuvendit përjashtohet deputeti që kërkon konform rregullores të zbatohet rregullorja. Ky është turpi i këtij parlamenti. Ata mendojnë se përmes këtyre metodave do shantazhojnë opozitën për ti mbyllur gojën.

Kryetari i Kuvendit pa mbledhur Byronë mori masa duke rrëzuar kërkesën e opozitës.Ne do të marrim të gjitha masat për të reaguar dhe për t’iu përgjigjur këtij qëndrimi harbutçe që drejtohet nga kryetari i Kuvendit.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm