Opinion

Nqs. varfërisë do i vinim një emër, emri më i pershtatshëm do të ishte …

Thirrje kryetarit te Bashkis Z.Dritan Leli dhe keshillit bashkiak te qytetit te vlores!
Per dijeni dhe K/ministrit Edi Rama!

Ne diten e pare te pushimeve ne lungomare takova rastesisht nje “miken” time te vjeter FLOREN, kush eshte vlonjat e njeh!
Nqs. Varferis do i vinim nje emer, emri i Flores do ishte me i pershtatshmi! Qe kur e mbaj mend rreth 35 vjet me pare kjo Flore ka qene Flora e halleve dhe e varferis ekstreme! Ne kohen e Hoxhes Diktator kishte nje dhome dhe e ushqente ai sistemi i keq komunist, ne post diktature u hodh ne rruge duke e lene ne meshire te fatit! Dhe kalvari i vuajtjeve dhe mundimeve vazhdon dhe sot e kesaj dite! Mundohet te jetoj, te paguaj qiran, dhe te ushqehet duke shitur Gazeta dhe ndihmave qe i japin njerezit zemermire e humane vlonjate!
Kur do vi ajo dite qe pushteti i shtetit tone te kthehet ne nje shtet social dhe te mendoje per te gjitha kategorite e njerezve hallemedhenj!
Nje dhome kerkon Flora dhe nje ndihme me te madhe ekonomike! Me beri pershtypje dhe dicka qe s’po me hiqet nga mendja personaliteti dhe dinjiteti i saj i neperkembur nga pushteti dhe i vleresuar nga vlonjatet te cilet e respektojne jashte mase!
E ndihmova me mundesite e mia modeste dhe e dini c’far me tha pas falenderimit, Beso rrofsh per kete ndihme por po ke njeres apo miq thuaj ndonje llaf atje ku mund te te degjojne se jetoj dhe une ne kete bote!
Ja plotesova menjehere deshiren dhe shkruajta kete status per Floren e halleve por dhe per ti kujtuar K/bashkiakut qe Vlora ka nevoje per investime dhe per te shtruar rruget por kane nevoj dhe shume kategori njerezish ne nevoj!

 

Më shumë

Artikuj të ngjashëm