Opinion

“…Nuk duam t’ja dimë…” Mga Genc Demiraj

Nga Genc Demiraj

Oh sa mire me qene shqiptare… Nuk ka fjali me te gjindur per kedo qe eshte ne keto troje dhe nga keto troje… Oh sa mire dhe lum si ne. Na gelon shpirti dhe na gufon zemra, qofshim ne dhe mos qofte kush tjeter si ne… Me te miret, me te dliret, me te urtet, me punetoret, me te mencurit, me theroret… Eh, eshte mire te jesh shqiptare. Nuk mund te imagjinohet sa shume te duan dhe te respektojne ne bote si te tille. Sa e marrin vesh qe je nga ky sua, qofsh dhe me i kenduar nder shoke, te vecojne dhe te trajtojne sic te ka hije, denjesisht dhe respektivisht !
Oh sa mire te jesh shqiptare… Harron lodhjen, mundin, streset per kete emer…Ke bere a ske bere rruget e botes dhe prape rikthehesh vetem per pak Shqiperi. Nuk duam tja dime per varferine qe na ka kapluar, nuk duam tja dime per ditet e zbrazeta dhe gri, nuk duam tja dime as per balten, pluhurin dhe smogun, kur je i pushtuar nga sindromi Shqiperi… As qe pyesim ne, se si dhe qysh na kane perdorur, qe nga politika e madhe jemi vene ne rresht…si dhe as qe duam tja dime, se cili nga keta te “pare”, kete vend po e bene pershesh. Nuk duam tja dime, qe bolleku dhe mizerja jane vec nje hap larg, krimineli dhe viktima jane prane e prane, i mencuri dhe budallai ecin krah per krah…
…Nuk duam tja dime, qe virtyti dhe morali yne po ndryshojne lemerishem, ku i ndershmi eshte idiot dhe maskarai i njerezishem…Ku servilet, dallkauket, ziliqaret, batakcinjte, kodoshet dhe zuzaret jane bere njerez te zote, potent dhe te kohes, ne nuk duam tja dime.
Nuk duam tja dime qe ekonomia po rrenohet, dhe shkaktaret perdite na genjejne…por ne ne delir as bezajme as degjojme. Dhe nuk eshte faj yne per shurdherine e heshtur dhe as per ndjesine, qe nuk duam tja dime…eshte gatimi yne, si brezat e pare, te krenohemi nga krenaria : Oh sa mire me qene shqiptare…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm