Kulture

Nxiten investimet në turizëm e trashëgimi, ja arsyeja

Projektet e rijetëzimit dhe shpallja e Qendrave Historike të mbrojtura kanë shënuar një bum të investimeve  nga individët në banesat e tyre private por edhe nga biznesi. Ky bum është më i magjë sidomos gjatë vitit 2017.

Sipas KKR -së, në pjesën e parë të vitit 2017 janë miratuar 104 vendime  për projektet e restaurimit, nga të cilat 48 kanë qenë për banesa private dhe 56 për biznese.

Gjithashtu, bëhet me dije se nga zero vendime të marra për projekte të tilla në vitin 2013,  gjatë këtyre viteve në total nga KKR janë miratuar 292 vendime për restaurim të banesave private apo atyre për qëllime biznesi.

Interesi i rritur për të investuar në trashëgimi ka ardhur për shkak të impaktit që kanë dhënë investimet e bëra në qytete të ndryshme të vendit si ato në restaurime dhe rijetëzim, por edhe për shkak të transformimit përmes ‘Rilindjes Urbane”.

Kjo tendencë në rritje tashmë, vihet re edhe në qytete më të vogla apo fshatra “të harruar” prej kohësh, të cilët për herë të parë pas braktisjes masive të këtyre viteve po njohin kthimin e vëmendjes për investim, përmendim këtu fshatrat: Rehovë në Kolonjë, Bënjë në Përmet etj.

Rijetëzimi i banesave private në këto 4 vite është një tendencë pa kthim dhe konfirmon rritjen e turizmit dhe të interesit për turizmin kulturor.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm