LajmeOpinion

Ornela Hila: “Çështja Skënderbeu”, budallallëk i pafajshëm apo djallëzor?!

“Ne perfundimisht jemi popull sylesh… hedh nje budalla nje gur ne lume e o burra te gjithe hidhemi pas tij… uroj te kete qene nje budallallek per ca klikime me shume c’ka sot u mboll si “mbulim, dhunim, ofendim” i Skenderbeut…. e te mos kete qene djallezia e rradhes per te minuar nder te vetmet vlera qe na kane ngel: bashkejetesen fetare.
Lerini myslymanet, te krishteret, ortodokset, bektashinjte, protestantet, budistet, ateistet e kedo te festoje si do ne sheshet e vendit… guret as kane vape, as ndjejne dhimbje, as nuk shohin… lerini patriotizmat e nacionalizmat prej fanatikesh injorant, nuk e mbulojne ato kompleksin e inferioritetit qe mbartim, se Europa apo Amerika na shohin si myslyman.. Edhe po hodhem balte mbi myslymanet, qe i kemi shumice, te tjeret njesoj do na shohin…
Ne jemi shquar per bashkejetese fetare, mos e minoni… terrorrizmi mbillet ku ka urrejtje e ndarje te thella, te ne s’ka pas as rrudha… kush do te fillojne?!
Lerini njerzit te festojne… e behuni nacionalist me te perditshmet tuaj ne atdhe, atje ju kane mbuluar me pasiguri te ardhmen nga koka te kembet, cenimi i se ardhmes eshte terrorrizem, krim ndaj njerzimit, fyerje e dinjitetit kombetar… etj etj epitete, metafora, akuza qe kam gjithe pasditen qe me dalin perpara … Gezuar Festen, Bajramin, gjithe Myslymaneve.” – shkruan gazetarja Ornela Hila.

 

Show More

Related Articles