Lajme

Paisja me një banjë publike në një qytet turistik si Vlora, mbetet një domosdoshmëri (Foto)

Paisja me një banjë publike në një qytet turistik si Vlora, mbetet një domosdoshmëri. Në fakt ekzistenca e një të tille në Vlorë, është e pranishme në lulishten kryesore, pranë sheshit  historik të flamurit, vendi më shumë i vizituar nga turistët e huaj dhe jo vetëm.

Por problemi qëndron në faktin se vetëm një emer të tillë ajo nuk mund të ketë. Një pjesë e saj tashmë e uzurpuar nga të pastrehët, teksa prej vitesh, një qytetar që nuk ka banesë, ka gjetur një zgjidhje jo ideale, duke përdortur një pjesë të banjos së vetme publike si strehë. Pjesa tjetër që duhet të jetë funksionale, më mirë të mos quhet e tillë, e papastruar, pa dyer dhe një sërë problematikash që padyshim tregojnë se situata është shqetësuese.

Për qytetaret nuk ka një zgjidhje, pastrimi i pjesës funskionale në të vetmen banjë publike në Vlorë, është shumë për të dëshiruar, dyert mungojnë, uji nuk ekziston prej një kohe të gjatë

Zgjidhja për qytetarët, mbetet në natyrë, prane lulishtës.  Për qytetarët e Vlorës, ndërsa për turistet nuk ka problem, mund të frekuentojnë shumë mirë lokalet përreth, kjo është zgjidhja e vetme,në një qytet turistik si Vlora.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm