Sport

Panucci në konferencë për shtyp në FSHF

Sot në orën 11:00 në ambjentet e FSHF-së, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci ka dalë nje konferencë perballe medias, ku i është përgjigjur, interesimit të tyre për dy ndeshjet e rradhës, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”. Ndeshja e pare është ajo e datës 2 shtator ora 18:00 Shqipëri-Lihtenshtejn e cila do te zhvillohet ne stadiumin “Elbasan Arena” dhe me pas ne 5 shtator, ndeshja e rradhes ne Strumica te Maqedonisë, Maqedoni-Shqipëri.

Trajneri Panucci ndër të tjera theksoi: ” E publikova listën të premten për të respektuar punën tuaj. Janë 23 futbollistë dhe jo 24, sepse këtë mëngjes pata një telefonatë me Cikalleshin. Ai duhet të ishte i pranishëm për të firmosur me skuadrën e re. Pasi e dëgjova i theksova se nuk mund t’i jap leje. Kontratat mund të firmosen edhe nëpërmjet e-mailit apo edhe nëpërmjet menaxherit. Dyert e kombëtares janë të hapura për të gjithë. Xhaka ka gabuar por më ka telefonuar ai dhe avokati i tij, cështja e është e mbyllur, i kam pranuar faljet e tij. Gashin,nuk e kam grumbulluar sepse kam zgjedhur lojtarë të tjerë. Në të ardhmen mund të kthehet në kombëtare. Berisha apo Strakosha, jam me shumë fat se kam dy apo tre portierë shumë të mirë. Mendoj se kam një skuadër të mirë, do të përpiqem t’i transmetoj idetë e mia dalngadalë. Do të punojmë në atë mënyrë që të mposhtim Lihtenshteinin dhe Maqedoninë. Më është dashur të bëj disa zgjedhje, sepse Aliji nuk po luan, ndërsa Memolla po aktivizohet rregullisht. E kam parë nga afër Balliun, vrapon shumë por duhet të rritet. Ahmedi është i majtë shumë i fortë në mbullimin 1 për 1, prandaj vendosa ta grumbulloj. Para se të bëhesha trajner i Shqipërisë, Presidenti më tha, janë 30-40 trajnerë që duan të drejtojnë Shqipërinë. Dikur i kërkonim ne trajnerët, kjo është meritë e lojtarëve, që bënë që Shqipëria të respektohet në Europë. Ky grup duhet ta mbrojë këtë dhe të kthejmë frymën në këto katër ndeshje të mbetura në eliminatore. Është meritë e lojtarëve, federatës dhe e ish trajnerit De Biasi. Është shumë e rëndësishme të kemi krenarinë për ta ruajtur këtë arritje. E kam ndjekur Lenjanin, është djalë shumë interesant dhe serioz. Ndoshta pas një muaji apo dy muajsh mund të vijë sërish në kombëtare. Jam shumë i lumtur që jam ketu, ky vend po më surprizon. Edhe lojtarët duhet të jenë krenarë që veshin fanellen e kombëtares.”-përfundoi fjalen e tij trajneri i kombëtares. Meposhtë do të gjeni listen e futbollistëve:

kombetarja pa cika

Show More

Related Articles