Sport

Partneri i Mayweather: Floyd po e nënvlerëson McGregor, rrezikon të humbasë (Foto/Video)

Sportisti i arteve marciale mikse Kevin Lee, që ka qenë kohët e fundit në kampin stërvitor të Floyd Mayweather, për të ndihmuar boksierin amerikan në përgatitjet e tij për duelin ndaj Conor McGregor, ka lëshuar sot akuza të rënda karshi boksierit amerikan.

Lee ka deklaruar se Mayweather po e nënvlerëson shumë forcën dhe përgatitjet që irlandezi i UFC-së është duke bërë për këtë duel, ndaj ka thënë se McGregor mund ta fitojë përballjen e 26 gushtit, në Las Vegas.

Në një intervistë për mediat amerikane, Kevin Lee, një sportist që merr pjesë në UFC, tha: “Nuk më pëlqen mënyra se ai Floyd po e përgatit këtë duel ndaj McGregor”.

Më tej, Lee, duke folur për mediat amerikane, shprehet se nuk do të vinte asnjë qindarkë bast për Mayweather edhe pse ka qenë në kampin stërvitor të boksierit amerikan, pasi sipas tij përgatitja e Floyd nuk ka qenë fort e mirë. “Mendoj se Conor ka punuar fort për të mësuar nga boksi dhe për të ngushtuar diferencat që ka në këtë sport ndaj Mayweather”, tha sportisti i arteve marciale mikse.

Gjithsesi, Lee vlerëson përvojën e boksierit amerikan në ring, faktin që është i pamposhtur dhe se kjo do ta ndihmojë atë në duelin që do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës në “T-Mobile” arena të Las Vegasit. Nga kjo sfidë, pritet që sportistët të përfitojnë mbi 100 milionë dollarë.

Show More

Related Articles