KuzhinaTe gjitha

Patate me Mish Pule (Receta)

Përbërësit:
1 kg mish pule,
2 kg patate.

Për sos:
1 gote te çajit kos,
gjysme gote qumësht,
1 luge te gjelles salcë,
3 hudhëra,
1 luge te gjellës piper i zi,
1 luge te gjellës qimnon,
2 luge te gjellës vaj vegjetal,
1 luge te gjellës kripë.

Përgatitja:
Qumështin,kosin erëzat, vajin vegjetal dhe salcën e vendosim në një tepsi dhe e përziejmë.

Pulën e vendosim në te, 2 ore e lëmë në pritje (me atë sos).

Patatet i premë në copa, ia hedhim vajin vegjetal, piperin e kuq, kimnonin, dhe kripen.

Në tepsi i vendosim patatet, hudhrën dhe pjesën e mbetur të pulës. Përmbi ia derdhim pak vaj dhe e vëmë në furrë për pjekje.

Ju befte mire!

Më shumë

Artikuj të ngjashëm