Politike

PD ironizon Vlahutinin: Shyqyr që u kujtove për kanabisin

Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin tha se kusht kryesor për hapjen e negociatave për integrimin në BE është lufta kundër kanabisit.

Partia Demokratike, përmes një deklarate për mediat ironizon deklaratën e Vlahutinit dhe thekson se më në fund ambasadorja tha të vërtetën e madhe, të cilën demokratët dhe Basha kanë 3 vite që e thonë.

Deklarata e Partisë Demokratike:

“Partia Demokratike përshëndet deklaratën e Ambasadores së BE -së Vlahutin se çelja e negociatave ka si kusht luftën kundër kanabisit.

Më në fund, Ambasadorja u tha shqiptarëve të vërtetën të cilën kryetari Basha dhe Partia Demokratike e ka thënë çdo ditë për tre vjet: nuk mund të ketë çelje negociatash nëse nuk ndalet kanabisi.

Kjo do të thotë se ecuria e integrimit europian është mbajtur dhe po mbahet peng nga vetë Edi Rama.

Fatkeqësisht, emërimet në krye të Kuvendit dhe të Ministrisë së Brendshme, Edi Rama rikonfirmoi mbështetjen e tij për drogën dhe krimin.

Në këto kushte, ka vetëm një mundësi për të ardhmen tonë europiane: të bëhemi të gjithë bashkë kundër drogës dhe krimit”.

Show More

Related Articles