Lifestyle

Peqin: Akti prekës i 69 – vjeçarit të varfër, i dhuron fqinjit të pasur qingj për Kurban Bajram

Një aktkt vërtet prekës!

Një familje e varfër në fshatrat e Peqinit, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka vendosur ti bëjë dhuratë një qingj fqinjit të saj të pasur.

Xh. Tabaku me banim në Karthnek, e ka kryer këtë akt në shenjë mirënjohjeje e falenderimi ndaj Xh. Tabakut fqinjit të tij të pasur, i cili prej vitesh e kishte ndihmuar atë në të keq e në të mirë duke i dhënë gjithçka, veshmbathje, miell, para etj.

I moshuari 69 vjeç nuk ka pasur asnjëherë mundësi që t’ia shpërblente fqinjit të tij ndihmën e dhënë, por gjithnjë ishte lutur në Allah që t’ia shpërblente atij mirësinë dhe këtë vit iu dha kjo mundësi.

Ai, kur ka lindur një nga delet, e ka taksur qingjin për fqinjin e tij.

E ka rritur me kujdes dhe ka pritur festën e Kurban Bajramit për t’ia dhuruar.

Edhe pse duhen edhe pak ditë që të festohet kjo festë, ai ka shkuar me qingjin në krah tek fqinji dhe e ka thirrur në oborr.

Kur e ka parë me qingjin të lidhur prej katër këmbësh, fqinji është befasuar.

69 – vjeçari i ka thënë:

“Ta kam dhuruar për Kurban Bajram për gjithë të mirat që më ke bërë”.

Veprim ky që e ka prekur shumë Xh. Tabakun i cili i ka thënë se nuk ishte nevoja pasi deri më tani e kishte ndihmuar me gjithë zemër pasi kishte parë tek ai vlerat e një njeriu të drejtë e të ndershëm. Megjithatë nuk ia ka prishur qejfin por, e ka mbajtur qingjin dhe do ta bëjë kurban për festën e Bajramit.

Xh. Tabaku e ka bërë publike këtë histori vëllazërore dhe mirënjohjejeje që në fakt përbën një mesazh me shumë vlerë në ditët e sotme.

Gjithashtu,  ai është shprehur se për vitin në vazhdim ka ndërmend që t’i ndërtojë një dhomë dinjitoze, çiftit të moshuar duke ia kompletuar edhe brenda që të kalojnë sa më rehat vitet e pleqërisë.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close