Lifestyle

Për një kujtesë të mirë është e rëndësishme të harrosh!

Që kujtesa të funksionoj mirë, është shumë e rëndësishme të harroni...

Nëse harroni vazhdimisht se ku keni lënë syzet që i kishit nëpër duar vetëm një minutë më parë, nëse nuk ju kujtohet se ku e keni parkuar makinën apo nuk ju vjen në mend fjala që ishit gati duke thënë… mos u shqetësoni; është normale!

E kanë pohuar këtë dy studiues kanadeze që kanë ndezur reflektorët nga një anë tjetër e medalies së kujtesës; harresa!
Sipas tyre nuk është një dështim i mekanizmit, përkundrazi, një ingranazh thelbësor për funksionimin e saj korrekt.

Handikapi i memories së ngrakuar: Është një koncept jo krejtësisht i ri por pak i vlerësuar.

Pjesa më e madhe e njerëzve, përfshi shkencëtarët, e shohin kujtesën ideale si një sistem që lejon bashkëjetesën e të gjitha kujtimeve.

Dy studiuesit që përmendëm më sipër janë marrë me mekanizmat neurobiologjikë dhe sipas tyre, kujtimet duhen filtruar e larguar.

Ajo që propozojnë ata është vizioni i kujtesës si mekanizëm I kalibruar fokusimi dhe humbje të kujtimeve. 

Më shumë

Artikuj të ngjashëm