Sport

Përfundon gjithçka, Liverpool dorëzohet dhe i jep ultimatum Barcelonës për Coutinhon (Foto)

Barcelona dhe Liverpooli janë duke negociuar për të arritur një marrëveshje për Coutinhon, i cili dëshiron t’i bashkohet gjigantit nga La Liga.

Sipas asaj që raporton radio spanjolle “Onda Cero”, Liverpooli është dorëzuar për mesfushorin e talentuar brazilian, Philipp Coutinho.

Të dyja skuadrat tani më janë duke negociuar për transferimin e brazilianit në “Camp Nou” dhe Liverpooli i ka dhënë ultimatum Barcelonës që t’i plotësojë kërkesat e tyre deri të hënën nëse duan ta bëjnë të tyrin Coutinhon.

Deri më tani Liverpooli ka refuzuar gjitha ofertat për brazilianin, por për shkak të insistimit të lojtarit, pronarët e klubit anglez janë dorëzuar edhe janë pajtuar që të negociojnë me klubin spanjoll.

Pra, tani gjithçka është në dorën e Barcelonës dhe vetëm duhet të paguajnë çmimin që kërkon Liverpooli për Coutinhon dhe do ta kenë atë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Coutinho do të ishte një tjetër blerje e madhe për Barcelonën, pas transferimit të Dembeles nga Borussia Dortmundi.

Show More

Related Articles