Kulture

Përmirësim i infrastrukturës turistike në P.A. Amantia (Foto)

Krahas monumenteve me karakter publik, qyteti antik i Amantias ka një nekropol shumë të pasur, me një numër të madh varresh monumental. Gërmimet arkeologjike të kryera në nekropolin verilindor kanë nxjerë disa monumente funerare mjaft të rëndësishëm.

Njëri prej tyre është dhe varri rrethor apo varri me nr. 107, i tipit “Tumë e ndërtuar”, që daton në mesin e shek. III para Kr. Ky monument i rrallë së bashku me varre të tjera monumentale të dalë dhe dokumentuar nga gërmimet arkeologjike krijon mundësinë që Parku Arkeologjik i Amantias të ketë një nekropol të Vizitueshëm në pjesën verilindore të tij.

Për këtë arsye përveç mbrojtjes dhe mirëmbajtjes së këtij nekropoli, DRKK Vlorë ka nisur punën për pajisjen e tij me sinjalistikën e nevojshme dhe tabela shpjeguese.

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK VlorëFotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Më shumë

Artikuj të ngjashëm