Opinion

Përse…? Nga Genc Demiraj

A s’me thoni sa here ne dite gjithkush nga ne, pyet veten gjithe revolte : – Po perse valle ?…Perse s’me eci dita mbare, muaji, viti ?… Perse nuk na qesh njehere buza, dhe perse nuk na u ngroh njehere shpirti …? Perse-ne, qe askush nuk i jep shpjegim. Me dhjetra here e bejme kete pyetje ne dite, me qindra ne muaj dhe me mijra here ne vit. Me miliona e kane bere te paret tane dhe sejcili nga ne gjate gjithe jetes, por asnjehere nuk kemi marre pergjigje… A s’me thoni perse jeta jone eshte gatuar keshtu ?… Ku perqasjet e realiteteve perputhen cuditshem. A nuk ka edhe ky shekull, si para ardhesi i tij, gjurulldira dhe zhurrmenaja politike ?… Epopera ngadhnjimtare pavaresish, intriga dhe zullumqare qeverisesh. Perse ?… Perse, tek kthejme koken shohim te njejten jete te risjelle ne kohe ?… Po ajo varferi si dikur, mberthyer nga krizat dhe pesimizmi, nga shperfytyrimi moral dhe servilizmi ? A s’me thoni, kush nga ju u lumturua per pagat e pakta dhe cmimet e shtuara ?… Per lajmet e zeza, me mafioze dhe kusare, per krimet ne familje dhe monstra te papare… Perse ?… … A se pyesim veten perdite, perse ne shihemi ndryshe nga bota ?… Cfare kemi qe nuk shkon nga ritmi i saj ?… Ne jemi vitale, punetore dhe ariane, perse penalizohemi fajtor…te pa faj ? … Perse historia nuk shkruhet pa hile dhe ndodh qe kur te na teket, ajo duhet ripare ?… Perse, gjithe bastardet qe ndoten kete vend, nga drejtesia te dalin te lare ?… Perse, prinderit tane po shuhen nga kjo bote pa u ngopur me te mirat e kesaj jete, packa se rinine lane per kete vend, me brengen e te shkuarit te mundit kot po ikin zemer plasur dhe plot derte… … A s’me thoni sa here ne dite pyesim veten gjithe revolte : Perse paaftesia tek ne ka zene rrenje dhe nuk na le as rruge as shteg, qe mbi mbaresine te bejme kembe ? A s’me thoni… Nuk do te lumturoheshit sikur gjithe te mirat qe jane mbi dhe, krejt papritur te na pushtojne dhe mos te na lene kohe dhe mend te pyesim : – Po si, e qysh dhe perse

Më shumë

Artikuj të ngjashëm