Politike

Petrit Vasili: Kryeministri ose kryefarsa gënjeu sot për drogën, por CIA e demaskoi

Kryeministri ose kryefarsa gënjeu sot për drogën, por CIA e demaskoi.

Sot, kryeministri gënjeu e tha që ka arritur rezultate spektakolare lidhur me drogën, por të dhënat e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA) raportojnë se ka një rritje të prodhimit të kanabisit në vend si dhe një zgjerim të organizatave shqiptare të trafikimit në Europë.
Kryeministri gënjen, sepse është bërë njësh me drogën, me trafikantët dhe krimin e organizuar.
CIA foli qartë, që gjithashtu Shqipëria është “pikë aktive e trafikut të drogës”.

Pra, s’ka shtet dhe polici që të kontrollojë territorin, por që e mbeshtesin, inkurajojnë dhe nxisin mbjelljen masive të drogës dhe trafikun e gjerë të saj.

Ndaj task-forca është task-farsa dhe asgjë më shumë dhe kryeministri është vetë kryefarsa.

Show More

Related Articles