Sport

Phelps i lëshon sfidën McGregor: Je gati për një garë në pishinë (Foto)

48 orë pas debutimit në sportin e boksit, Conor McGregor ka marë sot një tjetër sfidë për t’u përballur, këtë herë nga një tjetër kampion absolut i sportit të pishinës, amerikani Michael Phelps.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare “Twitter”, sportisti me më shumë medalje olimpike ka sfiduar kampionin irlandez të arteve marciale mikse në një tjetër garë. “Pas gjithë këtyre fjalëve…a bëjmë një garë së bashku?”, ka qenë komenti i Phelps.

Nuk dihet nëse notari amerikan e ka seriozisht këtë sfidë, apo është thjesht një shashkë e hedhur në gjithë këtë rrëmujë që krijoi përballja e boksit mes Conor McGregor dhe Floyd Mayweather, fituar nga ky i fundit me “KO teknik” në raundin e 10-të.

Por një përballje në pishinë mes kampionit të notit dhe atij të kafazit duket edhe më e pamundur për McGregor, që nëse në ring rezistoi 10 raunde, në pishinë do ta ketë edhe më të vështirë ndaj një “peshkaqeni” si Phelps.

Number 2 on the way!!!! So excited!! Wonder if it's a boy or a girl??

A post shared by Michael Phelps (@m_phelps00) on

Phelos, fitues i 28 medaljeve olimpike (askush si ai), nga të cilat 23 të arta, është tërhequr nga sporti një vit më parë, pas Lojërave Olimpike “Rio 2016”.

Përmes një postimi tjetër, ikona e sportit të notit deklaroi edhe se është në pritje të fëmijës së dytë. “Numri 2 është rrugës. Jam shumë i lumtur!!! Mezi pres të mësoj nëse është djalë apo vajzë”, ka thënë Michael Phelps.

Nga dueli mes McGregor dhe Mayweather

Më shumë

Artikuj të ngjashëm