Lajme

Pika e ujit…Nga Genc Demiraj

Nga Genc Demiraj

Pika e ujit…

Te gjitheve na ka ndodhur,me shume se nje here,qe edhe nje nje pike uji qe godet pa pushim te na nevrikos.Nje pike uji qe bie ritmikisht,pa nderprere me ate zhurmen e vet karkteristike cak,cak,cak…Te na stresoje,te na i ngreje nervat deri ne ulerime sa me britma te bertasim : – ptuuh…ne djall te veje edhe uji edhe pikat e tij cakerditese…
Te gjithe na ka ndodhur,jo njehere,te revoltohemi me asgjene. Te gricemi me kotesine,per ate gje qe as vete nuk e dime. Te turfullojme,te c’fryjme,te marrim zjarr pa e ditur pse-ne. Na ka ndodhur shpesh,te gjitheve,kujt me shume e kujt me pak. Sic edhe na ka ndodhur dhe po na ndodh,qe per c’mendurite me te medha qe po na behen,ne te rrime qete dhe indifernte si tutkuner…Nuk e prishim terezine as kur cmendurite kane te bejne me vuajtjet dhe jetet tona.
Na ka ndodhur shpesh qe te mos nxehemi me padrejtesite,te mos revoltohemi me injorancen,te mos marrim zjarr dhe bertasim me hajduterine zyrtare dhe politike te ketij vendi. Na ka ndodhur,dhe kete nuk kemi pse e fshehim,jemi bere te urte,te pa ndjeshem,indiferente. Nuk ka se si te jete ndryshe kur ne degjojme dhe shikojme buzagaz edhe institucionet qe injorohen,edhe ligjet qe nuk zbatohen…kur rrime te qete dhe paqesor tek degjojme dhe shikojme si na kane perdorur dhe po na perdorin,here per dhenie dhe vjedhje votash dhe here per ngjitje dhe zbritje fronash…Nuk ka se si te jete ndryshe kur ne nuk e qethim fare qe nje hajdut behej minister dhe nje minister,hajdut…kur trafikanti behej deputet dhe deputeti,pasunare…Nuk e rruajme hic por rrime rehat edhe kur na shajne edhe kur na rrajne,edhe kur s’na qasin edhe kur na vrasin…Keshtu na ndodh perhere qe te jemi te urte,te mire dhe paqesore…Por ndonjehere ama…na ndodh qe behemi keq dhe revoltohemi edhe me nje pike uji qe bie dhe bie pa nderprere, me ate zhurmen e vet karakteristike cak,cak,cak…duke na i ngritur nervat dhe uleritur : -ptuuh…vafsh ne djall..

Show More

Related Articles