Kulture

“Pikaso i vogël”, ekspozitë në Beograd

Mediat e quajnë “Pikaso i vogël”.

Ai është vetëm 10 vjeç dhe është nga Afganistani.

“Pikaso i Vogël”, ka hapur ekspozitën e tij të parë në Beograd.

Kjo ekspozitë synon në mbledhjen e fondeve për trajtimin mjekësor të një fëmije serb, i cili vuan nga kanceri në tru.

“Pikaso i Vogël”, Farhad Noory në të vërtetë, së bashku me prindërit dhe vëllezërit e tij, që 8 muaj jeton në një kamp refugjatësh.

Ai dëshiron të studiojë artin në Zvicër.

Talenti i tij për artin e ka bërë të famshëm në Serbi.

Ekspozita përmban disa prej fotografive të tij.

Autoritetet serbe bëjnë me dije se rreth gjysma, prej 4 mijë refugjatëve që gjenden në Serbi, janë fëmijë.

 

Më shumë

Artikuj të ngjashëm