LajmeTe gjitha

Plagosen disa persona në Trelleborg të Suedisë

Policia e Suedisë ka paralajmëruar të gjithë qytetarët që të shmangin qendrën e qytetit Trelleborg, pasi dyshohet se një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur disa persona në një shitore të madhe, raportojnë mediat ndërkombëtare

Së paku shtatë persona janë konfirmuar si të lënduar rëndë nga kjo ngjarje, pas së cilës njësitë speciale të Policisë kanë filluar një operacion të madh në disa pika të qytetit, pasi kishte informata që në këtë sulm janë të përfshirë më shumë se një person.

Fillimisht u raportua për të shtëna në disa pjesë të qytetit, por këto informata mbeten ende të pakonfirmuara. Mediat suedeze raportojnë që katër persona janë dërguar menjëherë në spitalin e Malmos, qytet në afërsi të Trelleborgut.Trelleborgu është qytet me rreth 30 mijë banorë dhe gjendet 30 kilometra në jug të Malmos.

Gjithashtu raportohet që kjo pjesë e qytetit të Trelleborgut është e njohur për dhunë në mes të bandave kriminale, që shpesh përdorin edhe armët e zjarrit.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm