Lajme

Plagosja me armë, arrestohen 2 persona (Emrat)

Policia njofton se ka zbardhur dinamikën e ngjarjes duke vënë në pranga 2 shtetas, ndërsa janë shpallur në kërkim 5 të tjerë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 140 gram lëndë bimore e dyshuar narkotike, 1 kapsollë detonator dhe fitil zjarr përcjellës.

Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policore në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se para  lokalit të shtetasit Astrit Suçi,  në qytetin e Burrelit, gjatë një konflikti fizik mes disa personave, janë përdorur edhe armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur  i plagosur shtetasi :

Aldo (Akil) Dedja, 33 vjeç, banues në Burrel (i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën).

Grupi hetimor në vendngjarje ka   gjetur dhe sekuestruar 7 copë gëzhoja  arme zjarri pistoletë model 56.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit  në Komisariatin e Policisë Burrel u  bë arrestimi në flagrancë  i shtetasëve:

Aldo (Akil) Dedja, 33 vjeç, banues  në Burrel.

Arrestimi i tij u bë pasi është përfshirë në konfliktin ku mbeti i plagosur dhe nuk ka pranuar të kallëzojë krimin para policisë gjyqësore. Vepra penale  “Moskallzim krimi”.

Astrit Suçi, 54 vjeç, banues në Burrel.

Arrestimi i tij u bë pasi,  gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë Mat, në një ambjent në pronësi të tij është gjetur një sasi prej 140 gramë lëndë bimore e dyshuar canabis sattiva, 1 kapsollë detonatore dhe 100 cm fitil zjarr përcjellës. Vepra penale  “Prodhim dhe shtije të lëndëve narkotike”, “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit :

K.S, 18 vjeç, banues në Burrel, për  veprën penale  “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje”, “Prishje e qetësisë publike”, e kryer në bashkëpunim.

D.S, 23 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale  “Armëmbajtje pa leje”, “Prishje e qetësisë publike”, e kryer në bashkëpunim.

E.P, 30 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, “Prishje e qetësisë publike”, “Plagosje e lehtë”, “Rrëmbim personi e mbetur në tentativë”.

A.K, 40 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, “Prishje e qetësisë publike”, “Plagosje e lehtë”, “Rrëmbim personi e mbetur në tentativë”.

(E.P dhe A.K, kanë tentuar të marrin me forcë shtetasin E.P, 22 vjeç).

E.P, 22 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, “Prishje e qetësisë publike”.

Matetialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme

Show More

Related Articles