Lajme

Policia britanike publikon fotografitë e terroristit që vrau 22 njerëz në Mançester

Policia britanike ka publikuar fotografi nga kamerat e sigurisë të sulmuesit vetëvrasës me bombë Salman Abedi në natën kur ai la të vrarë 22 persona në ‘Mançester Arena’.

Policia deri më tani ka bërë kërkime në 14 lokacione dhe ka arrestuar 13 persona si të dyshuar lidhur me sulmin.

Identiteti i Abedit ishte mësuar brenda dy orësh pas sulmit, shkruan BBC.

Nga samiti i G7, kryeministrja britanike Theresa May, është shprehur se kërcënimi nga Shteti Islamik ende nuk po zhduket.

“Teksa ata humbasin territor në Irak dhe Siri, luftëtarët e huaj po kthehen dhe ideologjia plot urrejtje e grupit po shpërndahet online”, u shpreh May, duke shtuar se lufta tashmë është zhvendosur nga fushëbeteja tek interneti.

Kryeministrja mori mbështetjen nga anëtarët e tjerë të G7, për të nxitur kompanitë teknologjike të zhvillojnë aftësi për të identifikuar materialet ekstremiste dhe për t’i raportuar të tilla përmbajtje tek autoritetet.

Show More

Related Articles