Lajme

Policia e Sarandës arreston në flagrancë një shtetas për disa vepra të ndryshme penale!

Sarandë Policia e Sarandës arreston në flagrancë një shtetas për disa vepra të ndryshme penale! Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :

Dhimo Korini, 47 vjeç, banues në Pecë-Finiq,Sarandë.

Policia e Sarandës ka konstatuar në mjetin e tij tip ”Suzuki”, një sasi lënde narkotike prej 55 gram të dyshuar si ajo e Cannabis Sativa si edhe një armë të ftohtë prerëse (thikë metalike).

Gjithashtu ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim policor prej strukturave të DVP.Gjirokastër, për veprën penale ”Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet kombësive, racës dhe feve”, si edhe për veprën penale të ”Mosbindjes së urdherit të ligjshëm të punonjësit të rendit publik”. Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” ,

”Prodhim dhe mbajtja pa leje të armëve të ftohta”, ”Nxitja e urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet kombësive,racës dhe feve”, dhe ”Mosbindja e urdhërit të ligjshëm të punonjësit të rendit publik”, parashikuar nag nenet 283/1, 279, 265, 242 të Kodit Penal.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm