Lajme

Policia largon me forcë tregtarët ambulantë nga Uji i Ftohtë (Foto/Video)

Tregtarët protestojnë kundër, policia i merr zvarrë

Aksioni i bashkisë së Tepelenës për lirimin e hapësirave publike në zonën e Ujit të Ftohtë, ka pasur në rezistencën e tregtarëve ambulantë të cilët u përplasën me forcat e rendit dhe ato të policisë bashkiake.

Tregtarët pretendojnë se po largohen nga vendi i punës së tyre vetëm për interesa te ngushta të një individi i cili do te ndertoje nje kompleks ne këtë zonë.

TregtarKemi 10 vite këtu. Nuk luaj këtu dhe do vdes.
-Bëri një lokal atje dhe kërkon të marrë deri në Gjirokastër.

Por, kundërshtimet e tregtareve nuk kane zgjatur shume pasi policia ka shoqëruar ne komisariat dy shtetas një grua dhe një burrë ndërsa është bërë edhe konfiskimi i mallit që tregtohej aty.

Nga ana tjetër, nëpërmjet zëdhënësit, Aleksander Toti, bashkia sqaron se projekti qe do te zbatohet ne ujin e ftohte kap vlerën e 2 milionë eurove dhe parashikon punësimin e mbi 50 personave.

TotiBashkia e Tepelenës ka lidhur një marrëveshje. Këtu do të ndërtohet një biznes i fuqishëm dhe do t’i shërbejë zonës jo vetëm për nivelin e lartë të shërbimit, por edhe të punësimit të banorëve.

Në Ujin e Ftohtë në Tepelenë ushtrojnë aktivitetin e tyre mbi 40 shitës ambulantë.

/Ora News.tv/

Më shumë

Artikuj të ngjashëm