LajmeTe gjitha

Policia ndalon ish-të përndjekurit të futen në grevë urie

Policia ka ndaluar 12 ish-të përndjekur që të hyjnë në grevë urie. Ish-të përndjekurit kanë dashur që të ngrenë çadër tek oborri i institutit të ish- të përndjekurve politikë, përballë Parlamentit për të zhvilluar një grevë urie, por policia nuk i ka lejuar.

 

Policia ka ndërhyrë duke mos i lejuar ish- të përndjekurit të ngrenë çadrën për realizimin e grevës së urisë me arsyetimin se nuk kanë lejen përkatëse.

12- ish të përndjekurit kanë protestuar edhe para parlamentit, pasi sipas tyre nuk po mbahen premtimet nga qeveria. Greva e urisë ishte paralajmëruar pa afat, njësoj si në vitin 2012.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm