LajmeTe gjitha

Praktikat më të mira, në 57 Bashki, Vlora më e mira

Në konkursin kombëtar të praktikave të qeverisjes vendore të organizuar nga DLDP – decentralization and local development programme me mbështjen e ambasades zviceriane në Shqipëri, Helvetas, Bashkia Vlorë shpallet fituese me 2 cmime për projektin Smart City Lungomare, ndërmjet 57 bashkive konkuruese.

Kështu është shpallur Fituese e konkursit kombëtar të praktikave më të mira me cmim nga shoqëria civile si dhe fituese e konkursit kombëtar të praktikave më të mira, në kategorinë Inovacion Shpallja fituese e Projektit SmartCity Lunogmare nga Shoqëria Civile si dhe nga një panel me figuara të shquara, tregon dhe një herë për risinë dhe impaktin që ky projekt sjell në qytet.

Ishte projekti i duhur në kohën e duhur.

Projekti u vlerësua jo vetëm se rrit sigurinë në qytet dhe ofron shërbim internet falas për banorët dhe turistët, por shërben dhe si një bërthame për implementimin e projekteve inovative në të ardhmen. Cdo projekt i cili do të implementohet në të ardhmen do të ketë një infrastrukurë të gatshme nga ana teknologjike ku mund të bazohet, duke rritur shërbimet për qytetarët dhe ulur kostot.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm