Politike

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta pret në një takim Presidentin e Zyrës së Auditimit të Republikës së Bullgarisë, Tzvetan Tzvetkov (Foto)

Duke nënvizuar rëndësinë e përvojës së Zyrës së Auditimit të Republikës Bullgare për Kontrollin e Lartë të Shteti të Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta pret në një takim Presidentin e Zyrës së Auditimit të Republikës së Bullgarisë, Tzvetan Tzvetkov

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim të veçantë Presidentin e Zyrës së Auditimit të Republikës së Bullgarisë, zotin Tzvetan Tzvetkov, i cili ndodhet në Shqipëri në një vizitë zyrtare, me ftesë të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, zotit Bujar Leskaj.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet tradicionale mes dy vendeve duke nënvizuar se edhe bashkëpunimi në fushën e kontrollit dhe auditit është shumë i rëndësishëm sidomos në kuadër të shkëmbimit të përvojave më të mira në këtë fushë dhe trajtimit e përballjes me çështje jo vetëm kombëtare por edhe atyre që burojnë nga e drejta evropiane.

Duke nënvizuar rëndësinë e përvojës së Zyrës së Auditimit të Republikës Bullgare për Kontrollin e Lartë të Shteti të Shqipërisë, Presidenti Meta vlerësoi marrëveshjen mes këtyre institucioneve dhe shprehu besimin se zbatimi i saj do të përmirësojë performancën e KLSH-së sipas standardeve evropiane, në drejtim të transparencës, kontrollit profesional dhe përgjegjësisë ndaj administrimit të burimeve dhe pronësisë publike.

Fotografia e Ilir Meta

Fotografia e Ilir Meta

Fotografia e Ilir Meta

Më shumë

Artikuj të ngjashëm