Politike

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta reagon për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Las Vegas të SHBA-ve

“Sulmi barbar i sotëm në Las Vegas më tronditi thellësisht!

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta reagon për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Las Vegas të SHBA-ve

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ka reaguar për sulmin e rëndë të ndodhur në Las Vegas të SHBA-ve. Në një deklaratë për shtyp, z. Meta i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe dënon me forcë këtë akt barbar.

Presidenti Meta solidaritetin e tij për popullin mik e autoritetet amerikane në përballje me akte që synojnë të mbjellin frikë e terror në mbarë botën e qytetëruar e demokratike.
“Sulmi barbar i sotëm në Las Vegas më tronditi thellësisht! Në këto momente te vështira për popullin mik amerikan ndaj dhimbjen dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave e të gjithë të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë. Dënoj me forcë këtë akt barbar e shpreh solidaritet e mbështetje për popullin mik e autoritetet amerikane në përballje me akte që synojnë të trembin dhe të mbjellin frike e terror në mbarë botën e qytetëruar dhe demokratike”, – deklaroi Presidenti i Republikës.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm