Kulture

Presidenti Meta emëron rektorin e Akademisë së Studimeve Albanologjike

Presidenti Ilir Meta ka emëruar rektorin e Akademisë së Studimeve Albanologjike, me propozim të ministres së Arsimit.

Vendimi i dekretimit:

“Në mbështetje të nenit 92, shkronja “g” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 39, pika 8, të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Arsimit dhe Sportit,

Dekretoj:

Neni 1

Zoti Marenglen Verli, emërohet Rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10602

Tiranë, më 31.08.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META”

Show More

Related Articles