Politike

Presidenti Meta priti në një takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj (Foto)

Presidenti Meta e uroi zotin Haradinaj për krijimin e qeverisë së re të Kosovës

Presidenti Meta priti në një takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Ramush Haradinaj.

Presidenti Meta e uroi zotin Haradinaj për krijimin e qeverisë së re të Kosovës si dhe për detyrën të rëndësishme si kryeministër i Republikës së Kosovës.
Presidenti Meta shprehu angazhimin e tij për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës, në interes të rritjes së mëtejshme të njohjeve ndërkombëtare si edhe forcimit të perspektivës evropiane

Presidenti Meta theksoi rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike, tregtare, shkencore, arsimore, turistike, kulturore dhe të gjitha formave të tjera mes dy vendeve tona.

Presidenti Ilir Meta përshëndeti gatishmërinë e Kryeministrit Haradinaj dhe qeverisë së re të Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, si një proces pa alternativë dhe në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si një element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në gjithë rajonin, duke theksuar se Procesi i Berlinit është një mundësi e mirë për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët evropiane.

Presidenti Ilir Meta vlerësoi marrëdhëniet e NATO-s me Kosovën, si dhe rëndësinë e ruajtjes së një pranie substanciale të KFOR-it, për garantimin e një mjedisi të sigurt jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin.

Fotografia e Ilir Meta

Fotografia e Ilir Meta

Fotografia e Ilir Meta

Fotografia e Ilir Meta

Fotografia e Ilir Meta

Më shumë

Artikuj të ngjashëm