Teknologji

Probleme globale me Instagram dhe Facebook

Rrjetet sociale Facebook dhe Instagram po përjetojnë probleme në shumicën e funksioneve të tyre, po raportojnë përdoruesit e internetit nëpër gjithë botën në Twitter.

Përdoruesit po raportojnë probleme si pamundësi për të hapur faqet e Facebookut, për të publikuar në to, për t’ua kthyer mesazhet njerëzve në Messenger, për të dërguar fotografi, për të publikuar statuse dhe madje edhe për të hyrë në llogarinë e tyre.

Përderisa në Instagram përdoruesit po raportojnë për mos-shfaqje të postimeve të reja, pamundësi për të postuar foto dhe pamundësi për të shtuar storje si zakonisht.

Edhe në Kosovë dhe Shqipëri përdoruesit po raportojnë për probleme të njëjta.

Faqja për raportim të problemeve outage.report ka marrë më shumë se 2,000 raporte vetëm në 20 minutat e fundit për mosfunksionim të Facebook.

Përdoruesit po raportojnë për këto probleme nën hashtagun #facebookdown. Po përjetoni probleme të njëjta? Raportojeni këtu.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm