Lajme

Proçedohen dy shtetas për “Shkatërrim të pronës me zjarr nga pakujdesia” (Foto)

Elbasan

Proçedohen penalisht në gjendje të lirë dy shtetas për “Shkatërrim të pronës me zjarr nga pakujdesia”

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Cërrik dhe në Stacionin e Policisë Belsh, referuan materialet në Prokurori për proçedim penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve:

N.SH., 84 vjeç banues në fshatin Shalës, pasi në Lagjen “Liçaj”, duke punuar tek prona e tij ka djegur disa mbeturina dhe zjarri i ka dalë nga kontrolli . Si pasojë është djegur një sipërfaqe prej 3.8 dylym me shkurre e ullinjë ku janë djegur pjesërisht 55 rrënjë ullinj pronë e shtetasve A.A., 66 vjeç dhe B.DH., 40 vjeç, të dy banues në fshatin Shalës.

N.SH., 66 vjeç banues në fshatin Seferan Belsh, pasi duke punuar tek prona e tij ka djegur disa mbeturina dhe zjarri i ka dalë nga kontrolli. Si pasojë janë djegur pjesërisht 200 rrënjë ullinj, pronë e shtetasve XH.I., 61 vjeç, M.I., 69 vjeç, A.I., 61 vjeç dhe S.I., 58 vjeç të katërt banues në fshatin Seferan Belsh.

Ndaj tyre, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia” parashikuar nga neni 161 i Kodit Penal.

Fotografia e Policia e Shtetit

Fotografia e Policia e Shtetit

Fotografia e Policia e Shtetit

Show More

Related Articles