PolitikeTe gjitha

Prodi në Tiranë: Duhet të tregoni vullnet për drejtësi

Ish-Kryeministri i Italisë Romano Prodi ndodhet sot në Tiranë dhe po mban një ligjëratë në Universitetin e Tiranës në konferencën “Roli i partnerëve në tranzicionin e Shqipërisë.”

“Ta ndihmojmë Shqipërinë për procesin e integrimit”, tha Prodi në fjalën e tij. Konferenca zhvillohet në përkujtim të 20-vjetorit të misionit “Alba”.

“Ne dëshirojmë të shtojmë përpkjejet nuk jemi të kënaqur vetëm me kaq, – tha prodi. – Ka kritika. Nuk bëhet fjalë vetëm për rritjen ekonomike, por edhe çështja e sigurisë. Të jemi të gjithë të sigurtë në  BE dhe në NATO. Do të vazhdojmë me procesin

Ne kemi qënë optimistë që në fillim, pasi është një dëshirë e përbashkët. Këtë patëm edhe për Turqinë fillimisht, por në Turqi kanë nddohur një sërë ndryshimesh dhe kanë qëllime të ndryshme politiike. Situata ka ndryshaur nga ç’ishte në fillim.

Kjo ka ndodhur vetëm me Turqinë, që ka një ndryshim të politikave të saj. Nuk mendoj se procesi i integrimit të Turqisë mund të zhvillohet në të ardhmen e afërt.

Nuk janë marrë me disa çështje kryesore që ne i kishim prioritet.

Sa i përket Ballkanit, vitin e ardhshëm do të ecim më përpara me politikat, duke marrë parasysh edhe ndryshimet e qeverive që kanë ndodhur në vende të dnryshme. Kemi pasur një problem edhe me zgjedhjet në Gjermani. Nuk është bërë ende qeevria, koalicioni, kemi një shtyrje, një vonesë.

Komisioni Europian është në favor. Theksi është tek zbatimi i reformave në Shqipëri, e para zbatimi i reformës në drejtësi. Ky është prioritet absolut. E dyta është lufta kundër korrupsionit dhe krimit si dhe për vende të tjera europiane.

Shqipëria duhet të tregojë vullnet të madh për reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Ky fenomen nuk është i pranishëm vetëm në Shqipëri,  karakteristikë edhe në vende të tjera europiane e duhet rregulluar me vullnet të madh.

Sigurisht që është bërë punë në Shqipëri, gjatë këtyre 10-20 viteve, por sigurisht kërkohen përpjekje të mëtejshme. Duam të bëhen përpjekje siç është orientuar nga BE

Më shumë

Artikuj të ngjashëm