Lajme

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar 9 vjet burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Vlorës

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar 9 vjet burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjikën në seancën e sotme në ngarkim të tij. Lajmi bëhet i ditur nga burime për Vlora News ku mësohet se në seancën e sotme, në vijim të hetimit të nisur ndaj tij në 2015-ën, për “shpërdorim detyre”, ndërtim të paligjshëm, falsifikim dokumentesh, është kërkuar 9 vite burg për Gjikën.

Në seancën e sotme në ngarkim të tij, në vijim të hetimit të nisur ndaj tij në 2015 për “shperdorim detyre”, ndertim te paligjshwm, falsifikim dokumentash, prokuria ka lexuar pretencwn. JA Pretenca e prokurorisë Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të procedimit penal nr. 1264 të vitit 2014, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Vlorë kërkoi: – Dënimin e të pandehurit Shpëtim Gjika me 9 (nëntë) vite burgim, për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 186/3 e 25, 248, 199/a/2 e 25 dhe 301 të Kodit Penal. – Dënimin e të pandehurës Doriana Behari (Sulaj) me 6 (gjashtë) vite burgim, për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 186/3 e 25, 248 dhe 199/a/2 e 25 të Kodit Penal. – Dënimin e të pandehurit Artur Haxhi me 6 (gjashtë) vite burgim, për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 199/a/2 e 25 të Kodit Penal. – Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të produkteve të veprës penale e konkretisht: a) Objekti godinë banimi dhe shërbime 3-8-10-11 kate dhe 1-kat nën tokë në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë (Objekti A), të ndërtuar nga subjekti ndërtues “Turi&M.Z.B” sh.p.k, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit “sekuestro preventive” me vendimin gjyqësor nr. 66 datë 09/02/2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë b) Objekti godinë banimi dhe shërbime 3-8-10-11 kate dhe 1-kat nën tokë në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë (Objekti, të ndërtuar nga subjekti ndërtues “Turi&M.Z.B” sh.p.k, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit “sekuestro preventive” me vendimin gjyqësor nr. 263 datë 15/04/2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Gjika ka fituar dy procese ne ngarkim te tij, ai u shpall i pafajshëm nga Gjykata për akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe për ndërtim të paligjshëm. Arrestimi Pas akuzave, Gjika u prangos ne fund të shkurtit të vitit 2016. Ai u arrestua pas akuzave për ndërtimin e një pallati 11-katësh në Vlorë, për të cilin është arrestuar edhe një biznesmen, ndërtuesi Artur Haxhi.

Aso kohe Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se Shpëtim Gjika ka bashkëpunuar me të arrestuarën tjetër Doriana Sulaj, duke lëshuar dokumenta me përmbajtje të falsifikuar që më pas kanë sjellë ndërtime të paligjshme në qytetin bregdetar. Prokuroria tha se gjithçka ka nisur pas kallëzimit të qytetares S. Osmani, kur dhe është regjistruar procedimi penal numër 1264, që i përket vitit 2014.

Sipas akuzues, dokumentat janë falsifikuar në katër episode, tre prej të cilave kanë lidhje me tre vendime të datës 17 janar 2011 të KRRT-së Vlorë, ndërkohë që e katërta i përket lejes së ndërtimit në qershor 2013. Prokuroria e Përgjithshme sqaroi pas arrestimit se, në mbledhjen e KRRT-së më 17 janar, duke u nisur nga përmbajtja e protokollit të kësaj mbledhjeje, nuk rezulton të jetë marrë në shqyrtim një kërkesë e tillë për shesh apo leje ndërtimi nga pronarët e truallit, apo edhe nga subjekti ndërtues.

Nuk rezulton gjithashtu që kjo leje të jetë miratuar në favor të pronarëve të truallit. Dokumentat me përmbajtje të falsifikuar thuhet se janë përdorur nga administratori dhe përfaqësuesi i shoqërisë ndërtuese “Turi M.Z.B”, shtetasi Artur Haxhi. Ate kohe bashke me Gjikën u arrestuan edhe drejtoresha Sulaj dhe ndërtuesi Haxhi.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm