Promovimi i librit të dytë i autores Xhiliola Lamaj (Foto)

Nënë moderimin e poetit dhe studiuesit Albert Habazaj, drejtor i Bibliotekës së Universitetit “Ismail Qemali” u zhvillua sot në sallën e Bibliotekës “Nermin Vlora Falaski” promovimi i librit të dytë të autores Xhiliola Lamaj, stdente e masterit shkencor në letërsi.

Aktiviteti u organizua në bashkëpunimin e dy bibliotekave, Bibliotekës “Nermin Vlora Falaski” dhe Bibliotekës Publike “Shevqet Musaraj” të Bashkisë Vlorë.

Merrnin pjesë shkrimtar të qytetit, anëtar të Këshillit të Bashkisë, miq dhe shoqe të autores etj. Ishte e pranishme edhe Kryetarja e Këshillit të Bashkisë zonja Vojsava Shkurtaj, e cila ka përshëndetur në këtë aktivitet edhe si mësuesja e letërsisë së autores në shkollën 9 vjeçare “Lef Sallata”.

Për librin e autores Xhiliola Lamaj kanë folur redaktori i librit, poeti Albert Habazaj, shkrimtari dhe kritiku Eqerem Canaj, poetja Natasha Limaj, shkrimtari Çlirim Hoxha, poetja Zamira Agalliu etj.

Autorja Xhiliola Lamaj ka falënderuar të pranishmit për prezencën e tyre dhe oratorët për impresionet e krijuara. Aktiviteti u shoqërua edhe me recitime shoqëruar nga violina.