Lajme

Prononcimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas ndërperjes së seancës së pasdites

Prononcimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas ndërperjes së seancës së pasdites

Shkelja e Rregullores është kthyer në normë nga Gramoz  Ruçi me urdhër të Edi Ramës. Motivi për të shkelur rregulloren është për të mos lejuar debatin mbi çështjet më të rënda të qytetarëve shqiptarë që kanë të bëjnë jo vetëm me zgjedhjet dhe dhunimin e tyre, që është themeli i së keqes, por edhe me ngjarjet kriminale që kanë mbuluar Shqipërinë dhe lidhjen e drejtpërdrejtë dhe personale të Edi Ramës me bandat që sot sundojnë qytetet, që janë jashtë kontrollit të Policisë.

Edi Rama i trembet këtij debati dhe do bëjë gjithçka për ta shtyrë. Ne do bëjmë gjithçka që ky debat të zhvillohet në atë sallë, që shqiptarët të dëgjojnë të vërtetën tronditëse. Shumë prej tyre e dinë. Vendi është në këtë pikë ku shumica e shqiptarëve duan të largohen, sepse ne nuk qeverisemi nga një qeveri e dalë nga vota por qeverisemi nga bandat që e sollën Edi Ramën dhe kabinetin e tij në ato karrige ilegjitime ku ulen, dhe që i shfrytëzojnë për një qëllim; për të shkelur ligjin me të dyja këmbët, për të goditur të pafajshmit, për të mbrojtur dhe për t’ju bërë mburojë krimit dhe oligarkëve që po vrasin dhe vjedhin Shqipërinë çdo ditë.

Nuk ka dëshmi më të qartë se kjo. Nuk ka asnjë arsye Gramoz Ruçi të shkelë Rregulloren, përveç ankthit të Edi Ramës për tu përballur me këto të vërteta.

Pyetje: Nëse z.Noka përjashtohet nga Byroja, çfarë do të bëni nesër?

Basha: Nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë një përsëritje të një Parlamenti kukull në duart e krimit dhe mafias e kukullave të tij që kanë zaptuar ato karrige. Ne do të luftojmë dhe do ti rikthejmë Parlamentin shqiptarëve me të gjitha format dhe mënyrat që opozita ka në dispozicion dhe për këtë, kërkojmë ndihmën dhe aleancën e çdo shqiptari të ndershëm, së medias së pakapur, të qytetarëve, shoqërisë civile e natyrisht të aleatëve tanë ndërkombëtarë. Ky është fundi i Parlamentit, ti mbyllësh gojën opozitës. Kemi dy javë që në këtë sallë nuk lejohet debati. Ju jeni dëshmitarë. Çdo shqiptar e ka parë. Dy javë që nuk lejohet debati. Tepsinë e ka për vete. Timonin e ka për vete. Tani kërkon ti mbyllë gojën Parlamentit dhe ta zëvendësojë debatin politik me shfaqje të shëmtuara të Frontit Demokratik apo të Frontit Popullor, sido që e quanin dikur. Kjo nuk mund të ndodhë dhe asgjesimi i debatit parlamentar do të çojë në krizën më të rrezikshme të demokracisë në 27 vite. Ne duam me çdo kusht që ta evitojmë këtë krizë. Ne duam me çdo kusht ti evitojmë shqiptarëve dhe Shqipërisë koston e një përplasje, por ajo është e pashmangshme në qoftëse Edi Rama dhe masha e tij Gramoz Ruçi e kanë vendosur qeverinë e dalë me votat e krimit në një kurs përplasje me aspiratat e shqiptarëve, për një vend të lirë nga krimi, për një vend me taksa të ulëta, ku mund të jetohet e punohet normalisht.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm