Politike

PS dhe PD festojnë së bashku: “Bajram e Pashkë i kemi bashkë, jemi Shqiptarë”

Ndryshe nga ç’i shohim zakonisht PS dhe PD në Elbasan, kanë festuar së bashku festën e Kurban Bajramit.

Në pritjen e organizuar nga Myftinia kanë qenë të pranishëm njëkohësisht edhe deputetët e PS -së të kryesuar nga Taulant Balla dhe kryebashkiaku Qazim Sejdini, edhe deputetët e PD  -së të kryesuar nga Edmond Spaho.

Ata kanë përshëndetur njëri – tjetrin e madje kanë shkëmbyer edhe batuta mes tyre.

Deputeti i PD -së Luçiano Boçi u shpreh me ironi:

“PS priti sa të uleshim ne dhe madje për t’u siguruar kishin dërguar njeri që i lajmëroi.

Ata mezi po prisnin të na jepnin dorën”.

Kurse një nga deputetët e PS -së u shpreh:

“Përfaqësuesit e PD -së “po vdisnin” për të na takuar dhe shkuan të parët për të na pritur”.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm