Politike

PS dhe PD mbledhin nesër grupet parlamentare, ja arsyeja

Vetëm një ditë para nisjes së sesionit të ri, ditën e premte Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të mbledhin grupet parlamentare.

PS do të mbajë mbledhjen e grupit parlamentar nesër në orën 12:00, ndërsa PD në orën 18:00.

Mbledhja e grupeve parlamentare vjen një ditë para seancës konstituive të Kuvendit, pasi parlamenti i ri pritet të mblidhet të shtunën në orën 10:00 në seancën e parë konstituive për të hapur kështu sesionin e ri, ndërsa do ketë dy seanca, përkatësisht paradite në orën 10:00 pritet të ngrihet komisioni për verifikimin e mandateve, ndërsa pasdite në orën 18:00 pritet të bëhet zgjedhja e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe betimi i 140 deputetëve të rinj.

Betimi i qeverisë së re pritet të ndodhë javën e ardhshme ndërkohë konferenca e kryetarëve do të vendosë për seancën e radhës, gjatë së cilës kryeministri Rama do të prezantojë programin e ri të qeverisë.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm