Opinion

Pse u kthye Kristo Thano në Shqipëri?

Një djalë me ëndrra!

Si çdo i ri në moshën e tij!

Kishte pasion muzikën, pasion i cili rridhte nga talenti i trashëguar .

Ishte i vogël atëherë kur provoi të këndonte në një skenë të përmasave modeste.

Ishte gjithmonë i pranishëm ne çdo mbrëmje ku babai i tij performonte perkrah këngëtarëve më të njohur te momentit në shtetin fqinj Greqi.

Mori mikrofonin dhe nisi të këndojë me naivitetin e nje fëmije dhe me dëshirën për muzikë, me dëshirën për të provuar çfarë ishte i aftë te bënte.

Dhe rezultoi i suksesshëm! Atje mori duartrokitjet e para.

Në këtë moment kuptoi që kënga do ishte bashkëudhëtarja e tij për vitet në vazhdim.

Filloi të improvizonte këngë duke ushtruar zërin e tij.

Me ëndrrën për të shkelur në skenën e madhe!

Rikthehet ne vendlindje ne qytetin e Fierit. Aty ku mendonte se do realizonte diçka. Qoftë edhe nje pjesë te vogël të kësaj ëndrre.

Por realiteti shqiptar mbetej shumë larg asaj çfarë Kristo mund të kishte imagjinuar.

U zgjua prej gjumit letargjik që Greqia i kishte injektuar. Erdhi dhe preku Tokën mëmë e cila po i dukej shumë e huaj.

Vendos që në moshë te hershme te largohet drejt Tiranës. Ashtu “kokëkrisur” siç është në karakterin e tij rebel por mbi të gjitha artistik!

Kur u largua i tha vetem një fjalë babait te tij. – Do të të bëj te ndihesh krenar për mua!

Tirana e madhe, e gjerë, e pafund, për nga shanset, mundesitë, por dhe e rrezikshme për të humbur, për tu harruar. Si një oqean ku notojnë te gjithe, ku ka peshkaqen dhe delfine, balena dhe kafshe te tjera te buta e të egra. Të gjithë me një synim! – “Mbijetesën”! Të dalin mbi ujë dhe të vazhdojne rrugëtimin e tyre ujor!

Liceu ka qënë përballja e parë dhe kontakti i parë për të plotësuar ëndrrën e vet.

Me sakrifica që vetëm Kristo mund t’i kujtojë ose dhe harrojë, por që ia kanë vlejtur.

Kjo është shkolla e jetës! Ai besonte se për të ekziston një plan. Mjafton te presësh shenjën e duhur. – Dhe kjo shenjë erdhi. Rrufeja shkrepëtiu, një kryq dhe nje Faktor që Kristo priste të zbulonte Brenda vehtes. Ai e kishte! – Por ende s’po e kuptonte se ky faktor ishte i fuqishëm. Futet ne garë, edhe pse fillimisht Kristo kishte shkuar në këtë konkurs reality për të mbështetur nje shokun e vet muzikant. – Përse nuk e provon edhe ti? Ishte kjo ftesa që i bëhet Kristos.

Edhe pse audicionet e para kishin përfunduar, ai arriti te bindë jurinë se “Jam edhe Unë, Kristo Thano”.

Këtu fillon aventura e madhe muzikore per këngëtarin e ri dhe te panjohur që vinte nga Fieri.

Askush nuk e njihte më parë por të gjithë u dashuruan me interpretimin, zërin dhe shpërthimin e tij emocional.

Po lindte nje Yll!!!

Skepticizmi i shumë prej atyre qe nuk e përfillën filloi te ndryshonte. Po shihnin se si po përparonte ky këngëtar i ri i cili po shkelte nje skenë vetëm ne sajë të talentit. Ishte krejt i vetëm, pa asnjë mbështetje. E vetmja mbështetje mbetej duartokitja qe ai merrte çdo të dielë nga fansat e tij.

Kjo ishte shtysa më e madhe qe i jepte Kristos guximin për te eksploruar dhe guxuar më shumë në muzikë. Guxoi me Joe Cocker, grupin Jet, Madcon, Çhris Isaak, James Broën, Vasco Rossi, Bon Jovi, Maroon 5, Metallica, etj etj.

Këngëtarë dhe grupe të rrymave te ndryshme muzikore. Zëri dhe timbri i tij ia lejonte të eksploronte muzikë te llojit rock, alternative, pop, Balada. Gjithçka qe i nevojiten një këngëtari të ri për të qënë triumfues, sepse të rrallë janë ata qe kanë faktorin X, dhe Kristo e kishte.

Me këtë besim ai vazhdonte të këndonte për të zënë vendin e parë, për të përmbushur premtimin qe i kishte dhënë babait të tij, për ta bërë te ndihej krenar.

Edhe pse jo gjithmonë nuk marrim çfarë dëshirojme, edhe pse suksesi i arritur i kishte krijuar një farë sigurie për ta fituar atë çmim, sërish në Shqipëri nuk marrim atë çfarë meritojmë, sidomos kur ndikojnë faktorë të jashtëm që ndërhyjnë, pavarsisht faktorit X që Kristo kishte. Por kjo le ti mbetet te kaluarës. Edhe pse eksperiença disa mujore që Kristo përjetoi, nuk ka të paguar. Ai krijoi emrin e tij. Një emër që babain e Kristos e bëri Krenar.

– “Jam Krenar edhe pse në vendin e dytë”. Sepse gjtihçka e arrite vetë! – Ishte ky përgëzimi i babait.

Ky ishte triumfi i vertetë i Kristos! Krenaria e babait!!!

Filloi furishëm karriera e Kristos me bashkepunime me disa zëra te njohur te skenës, Alban Skenderaj mentor dhe një artist qe i qëndroi shumë pranë Kristos, për t’i mësuar të fshehtat e “zanatit”, dhe tek i cili pati shumë besim se Kristo do të jete një emër premtues për muzikën shqiptare.

Merr pjesë në koncerte nëpër Shqiperi dhe jashtë saj, me fansa që sa vinin dhe shtoheshin.

Me “miq” qe i qendronin pas vehtes për ta mbështetur. Me ata “miq” që vetëm miq nuk ishin.

Të gjithë që vinin rrotull për të qënë dhe ata pjesë e suksesit te Kristos. Për tu ndier edhe ata të rëndësishëm. “Për të vjedhur edhe ata pak Famë”. Por kjo nuk funksionoi.

“Nuk mjafton një jetë, të jem me ty”, kjo ishte kënga që e lançoi në tregun muzikor.

Me një zë brilant, melodioz dhe plot emocion i këndon dashurisë, ndjenjës më fisnike që për artistin merr vlera sepse e frymëzon në krijmtarinë e tij.

Më pas vjen konkurrimi i parë në nje Festival të mirëfillte, “Kënga Magjike” i jep mundesinë të marrë frymë. Të ndihet që Kristo është ende atje. Një tjetër kompeticion si ai i “TOP Fest” dhe një këngë qe do i paraprinte largimit për pak kohë nga skena shqiptare. Një “Natën e mire” për gjithë ata qe ishin me të deri tani por dhe për tu thënë se do rizgjohem sërish. Largimi sërish drejt Greqise, dhe më pas drejt Britanisë së Madhe, shërbyen për Kristo Thano si një mënyrë për të hapur sytë, se çdo gjë nuk funksionon si duam ne.

Ështe një tjetër dorë qe luan me fatin tonë. Dikush më e fuqishme se ne. Ajo që nuk lejon njerëzit e talentuar te shkojnë përpara. Edhe talentin kerkojnë ta kenë nën kontroll sepse prej talentit mund të nxjerrin perfitime kolosale. Varet se kush bie ne kompromis te tille. Edhe pse artisti duhet te jetë i lirë, ai sërish burgoset nga disa mekanizma që e kontrollojne karrierën nuk e lejojnë te bëjë perpara.

Dhe vjen momenti për Kriston. “Guerrilla Marketing” mundësoi rikthimin drejt nje suksesi që premton shumë.

Pas nje periudhe 2 vjeçare në Angli, Kristo vendos të rikthehet.

“Because you’re mine” dhe “Në ajër” jane dy krijimet me të reja të Kristo Thano, ndërsa ka projekte të tjera në ditët në vijim.

Për Kriston nuk ka më kohë për të humbur. Momenti i tij ka ardhur! CEO i “Guerrilla Marketing”, Xhoen Osmënaj , shprehet se talente si Kristo nuk duhet ti mungojnë skenës shqiptare.

Kjo është dhe arsyeja përse kompania që drejton, “Guerrilla Marketing” vendos të mbështesë Kriston.

Për momentin sipas Osmënaj, Kristo është duke u angazhuar në një Festival Kombëtar më pas janë dy projekte te reja që do shoqërohen me realizimin e dy videoklipeve, por për momentin le të mbeten surprizë për publikun shqiptar. Projektet do të pasohen me disa aktivitete ku Kristo do të jetë i ftuar dhe që sigurisht do i japin mundësi fansave të tij tu vijë me pranë me muzikën zërin dhe talentin e tij.

Xhoen Osmënaj

Show More

Related Articles