LajmeTe gjitha

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, në terren për hapjen e aksit rrugor që lidh Shkodrën me Thethin (Foto)

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar po vazhdojnë ndërhyrjen në terren për hapjen e aksit rrugor që lidh Shkodrën me Thethin.

Për shkak të deborës së konsiderueshme dhe terrenit të thyer malor, ndërhyrja paraqet vështirësi por është duke u punuar në të dy krahët e rrugës.

Deri më tani janë hapur 10 km të rrugës dhe mbeten për tu hapur edhe rreth 10 km të tjera për të cilat do ndërhyet gjatë gjithë ditës se sotme.

Me këtë ritëm pritet që ditën e nesërme rruga të jetë e hapur.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm