Lifestyle

Pushuesi nga Korça: “Jalë … një eksperiencë e hidhur”

Një qytetar nga Korça që kishte zgjedhur Jalën për të kaluar pushimet ka mbetur i shashtisur nga shuma marramendëse e shpenzimeve që ka bërë.

Ja se çfarë ka ndodhur:

“Ngjarja

“I afrohemi parkingut dhe dy djem na dalin përpara duke na orientuar e ndihmuar që të gjejmë një vend të përshtatshëm për makinën tonë.

Unë isha vetëm me zonjën, e i qeshë zotuar asaj se do zbaviteshim së tepërmi në një nga perlat e bregdetit shqiptar.

Ndërsa dilnim nga makina, njëri nga djemtë na sqaroi se parkimi kushtonte 300 lek të reja. Me një buzëqeshje të shtirur bëra pagesën dhe ecëm drejt bregut në kërkim të një çadre me shezllonë.

Porsa u rehatuam dhe po kërkonim me sy kamarierin, na afrohet një djalosh e na thotë se çadra kushtonte 1500 lek të reja dhe na zgjati një biletë, ku shkruhej mes të tjera lajle lulesh edhe çmimi.

Mora frymë thellë dhe nxorra nga portofoli kartmonedhat për t’ia dhënë në dorë djaloshit. Me të ikur ky i fundit, ja beh para nesh, për të na shërbyer, kamarieri.

Pija më e lirë në menu kushtonte 700 lek të reja. Morrëm nga një secili dhe i lamë bakshish, pasi na i solli edhe një 100 leksh. Gjithsej 1500 të tjera krahas “kostos” së çadrës.

Nuk e diskutuam gjatë, është tejet e kotë të prishësh ditën për disa “detaje”.

Vendosëm të drekojmë në një restorant aty pranë dhe aty mu desh realisht të fotografoja menunë, pasi çmimet ishin katastrofë, e askush nuk do më besonte, nëse do e tregoja pa fakte.

Në total dreka na kushtoi rreth 4000 lek të reja.

Dy spageti në sasi qesharake, një sallatë dhe një miks frutash deti.

Në fund ime shoqe dëshironte një akullore, dhe njëri prej tre topave të akullores që kuzhinieri vendosi mbi kaush, më kushtoi 100 lek, pra gjithsej 300 lek të reja.

Kusurin e bëra naftë për makinën sepse më zuri frika se mos mbeteshim aty atë natë dhe portofoli do vijonte të më vuante.

Përfundimin nxirreni vetë.

Mua në Jalën e famshme më iku “qindçka” për vetëm 5 orë”, – tregon korçari.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close