Opinion

“Pylli i Sodës”: I ka mbetur vetëm emri

Një konstatim trishtues bën sot gazetari i Vlorës Ergys Alushi, i cili shkruan se Pyllit të Sodës i ka mbetur vetëm emri.

Ky pyll për të cilin kanë punuar breza vlonjatësh, sipas denoncimit të gazetarit, po bëhet gati për t’u kthyer në beton ndërtimi.

“Sa keq! Pylli i Sodës. I ka mbetur vetëm emri, në disa zona.

Punuan breza vlonjatësh që e rritën dhe e mbrojtën. Mbrojtesi natyror i qytetit të Vlorës.

Thonë se po e bëjnë gati si tokë për ndërtim!

A mban njeri përgjegjësi për këtë katastrofë kur mendon se është në juridiksionin e bashkisë Vlorë?!

Apo mbaroi muaji i dëgjesave publike!

Pylli nuk është as i PD –së e as i PS – së e as i “tepsisë”, por i qytetit!

Mbase nuk na mërzitet kryetari i bashkisë apo ata që do ia thonë se në fund të fundit për të miren e tij është, nëse e kupton ndryshimin midis servilit që e rrethon dhe atij që e kritikon për mirë!

Se jo për gjë, por foli dhe kryeministri për perfomancë të dobët të pushtetit vendor dhe unë i besoj kryeministrit tim”, shkruan me nota sarkastike gazetari Alushi.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close