Lajme

Qarkullonte me armë zjarri në qytet, arrestohet në flagrancë

Forca të shumta të FNSH –së dhe efektivë të Policisë Vendore kanë ushtruar kontrolle për rritjen e parametrave të sigurisë.

Gjatë kontrolleve të kryera efektivët kanë sekuestruar një armë zjarri si dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Njoftimi zyrtar i policisë:

“Burrel

Kontrolle nga FNSH e Policia Vendore për rritjen e parametrave të sigurisë.

Sekuestrohet një armë zjarri Pistoletë si dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Qarkullonte me armë zjarri në qytet, arrestohet në flagrancë.

Mbanin sende të forta në makina si dhe në lokal municion luftarak, procedohen penalisht dy shtetas.

Në kuadër të planit të masave për goditjen e grupeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, të atyre që mbajnë apo trafikojnë lëndë narkotike, si dhe nisur nga ngjarja e datës 06.09.2017, në qytetin e Burrelit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, me mbështetjen e FNSh Shkodër kanë ushtruar kontrolle të befasishme në akset rrugore dhe në ambjente të ndryshme për këtë qëllim.

Si rezultat i këtyre kontrolleve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L.K, 23 vjeç, banues në Burrel, pasi;

Ky shtetas duke qarkulluar në qytet me motoçikletë mbante me vete armë zjarri Pistoletë pa leje. Vepra penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Në vijim të kontrolleve , gjatë kontrollit të mjetit tip Benz, me drejtues shtetasin K. Z, 29 vjeç, banues në Burrel, poshtë sediljes së pasme të automjetit është gjetur një shkop bejzbolli.

Shtetasi K.Z, është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”, parashikiar nga neni 279 i Kodit Penal.

Gjithashtu në vijim të kontrolleve, në një lokal në pronësi të shtetasit S.K, 32 vjeç, banues në Burrel, janë gjetur një krëher fishekësh, një kapsolle detonatore dhe një shkop bejzbolli.

Shtetasi S.K, nuk ishte në lokal në momentin e kontrollit por vetëm punonjësit e lokalit, dhe është shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”, parashikiar nga nenet 278 e 279 të Kodit Penal.

Kontrolle të ngjashme do vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Dibër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme”.

BurrelKontrolle nga FNSH e Policia Vendore për rritjen e parametrave të sigurisë.Sekuestrohet një armë zjarri Pistoletë si dhe sende të tjera të kundraligjshme.Qarkullonte me armë zjarri në qytet, arrestohet në flagrancë.Mbanin sende të forta në makina si dhe në lokal municion luftarak, procedohen penalisht dy shtetas.Në kuadër të planit të masave për goditjen e grupeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, të atyre që mbajnë apo trafikojnë lëndë narkotike, si dhe nisur nga ngjarja e datës 06.09.2017, në qytetin e Burrelit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, me mbështetjen e FNSh Shkodër kanë ushtruar kontrolle të befasishme në akset rrugore dhe në ambjente të ndryshme për këtë qëllim.Si rezultat i këtyre kontrolleve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L.K, 23 vjeç, banues në Burrel, pasi;Ky shtetas duke qarkulluar në qytet me motoçikletë mbante me vete armë zjarri Pistoletë pa leje. Vepra penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.Në vijim të kontrolleve , gjatë kontrollit të mjetit tip Benz, me drejtues shtetasin K. Z, 29 vjeç, banues në Burrel, poshtë sediljes së pasme të automjetit është gjetur një shkop bejzbolli.Shtetasi K.Z, është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta", parashikiar nga neni 279 i Kodit Penal.Gjithashtu në vijim të kontrolleve, në një lokal në pronësi të shtetasit S.K, 32 vjeç, banues në Burrel, janë gjetur një krëher fishekësh, një kapsolle detonatore dhe një shkop bejzbolli. Shtetasi S.K, nuk ishte në lokal në momentin e kontrollit por vetëm punonjësit e lokalit, dhe është shpallur në kërkim për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", si dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta", parashikiar nga nenet 278 e 279 të Kodit Penal.Kontrolle të ngjashme do vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Dibër.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.

Posted by Policia e Shtetit on Donnerstag, 7. September 2017

Më shumë

Artikuj të ngjashëm